Juventus, Di Gregorio: Jemi në një moment të mirë dhe duam fitoren ndaj Milanit

Portieri i Juventus, Michele Di Gregorio, përpiqet të mbajë këmbët në tokë dhe nuk shkon shumë larg rreth objektivave sezonale të skuadrës. “Ne nuk duam flasim për titullin kampion”, tha portieri bardhezi.

“Po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, duke i marë takimet një e nga një. Ne duhet të rritemi hap pas hapi dhe të vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë të fokusuar te ndeshja e radhës ndaj Milan”, u shpreh më tej Di Gregorio.

Më tej, portieri bardhezi shtoi: “Po arrijmë në këtë përballje delikate në një moment të mirë. Skuadra e ka kuptuar qëndrimin, shpirtin dhe bashkimin, është një periudhë pozitive për ne”. Është një ndeshje vendimtare për ecurinë e sezonit, pasi luajmë ndaj një rivali direkt. Shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë, pasi janë pikë të rëndësishme për të ardhmen”, tha Michele Di Gregorio. /Telesport.al/

Read Previous

Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?

Read Next

Republika Çeke fajëson Rusinë për kërcënimet me bomba ndaj shkollave