Jugu i Shqipërisë në luftë me zjarret pyjore

Qindra zjarrfikës shqiptarë kanë luftuar me zjarret që kanë shpërthyer në rajonin jugor të Shqipërisë, të mërkurën e 26 korrikut, përderisa një helikopter zjarrfikës ka hedhur ujë mbi pyjet në flakë.

Zjarrfikësit në Qarkun e Fierit u mbështetën nga 102 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe 11 automjete ushtarake u dislokuan në zonë, sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Policia ka thënë se ka parë rritje të rasteve të zjarrvënies gjatë ditëve të fundit, dhe ka identifikuar 14 njerëz, të cilët janë akuzuar për ndezjen e zjarreve. Shumë fermerë në Shqipëri ua vënë flakën arave për të pastruar kashtën, shkurret dhe mbetjet tjera, para mbjelljeve të reja. /REL

Një zjarrfikës duke luftuar me flakët në Qarkun e Fierit.
1Një zjarrfikës duke luftuar me flakët në Qarkun e Fierit.
Një pjesëtar ushtarak i shërbimeve emergjente duke punuar për të shuar një zjarr të egër afër fshatit Cakran, në Qarkun e Fierit.
2Një pjesëtar ushtarak i shërbimeve emergjente duke punuar për të shuar një zjarr të egër afër fshatit Cakran, në Qarkun e Fierit.
Zjarrfikësit duke luftuar me flakët pranë Cakranit.
3Zjarrfikësit duke luftuar me flakët pranë Cakranit.
Një pemë mes një zone të shkrumbuar afër Cakranit.
4Një pemë mes një zone të shkrumbuar afër Cakranit.
Ushtarakët duke hedhur ujë mbi flakët afër Cakranit.
5Ushtarakët duke hedhur ujë mbi flakët afër Cakranit.
Helikopteri zjarrfikës duke bombarduar me ujë flakët në një pyll afër Cakranit.
6Helikopteri zjarrfikës duke bombarduar me ujë flakët në një pyll afër Cakranit.
Pjesëtarët ushtarakë të shërbimeve emergjente duke fikur zjarrin afër Cakranit.
7Pjesëtarët ushtarakë të shërbimeve emergjente duke fikur zjarrin afër Cakranit.
Një zjarrfikës duke u freskuar mes betejës me zjarret e egra në Qarkun e Ferit.
8Një zjarrfikës duke u freskuar mes betejës me zjarret e egra në Qarkun e Ferit.
Tymi shihet në pyll gjatë ballafaqimit të zjarrfikësve me zjarret afër Cakranit.
9Tymi shihet në pyll gjatë ballafaqimit të zjarrfikësve me zjarret afër Cakranit.
Një zjarrfikës duke flladitur kokën në një zonë të shkrumbuar nga zjarret, afër Cakranit.
10Një zjarrfikës duke flladitur kokën në një zonë të shkrumbuar nga zjarret, afër Cakranit.
Zjarrfikësit në një zonë pyjore, në fshatin Kraps, në Qarkun e Fierit.
11Zjarrfikësit në një zonë pyjore, në fshatin Kraps, në Qarkun e Fierit.
Lufta me zjarret në pyllin e Krapsit.
12Lufta me zjarret në pyllin e Krapsit.
Pemë të djegura në pyllin e Krapsit, afër qytetit të Fierit.
13Pemë të djegura në pyllin e Krapsit, afër qytetit të Fierit.
Zjarrfikësit duke luftuar me të gjitha mjetet kundër zjarreve.
14Zjarrfikësit duke luftuar me të gjitha mjetet kundër zjarreve.
Një kamion zjarrfikës duke qarkulluar mes një zone të shkrumbuar afër qytetit të Fierit.
15Një kamion zjarrfikës duke qarkulluar mes një zone të shkrumbuar afër qytetit të Fierit.
Pasojat e zjarreve në pyllin e fshatit Kraps.
16Pasojat e zjarreve në pyllin e fshatit Kraps.
Një breshkë e djegur nga zjarret e egra në pyllin e Krapsit.

Read Previous

Sveçla në takim me shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, merr mbështetje për realizimin e objektivave

Read Next

Ukraina merr përgjegjësi për sulmin ndaj urës së Krimesë në muajin tetor