Jo vetëm Brahim Diaz, Milani synon edhe 4 lojtarë të tjerë të Realit

Milani dhe Real Madrid kanë pasur historikisht marrëdhënie të shkëlqyera mes tyre. Paolo Maldini ka programuar një takim në ditët e ardhshme me homologët e “Los Blancos”.

Brahim Diaz është një nga temat që do të diskutohen. 21-vjeçari, i cili këtë sezon realizoi 7 gola dhe 4 asiste, ishte i huazuar këtë sezon te kuqezinjtë.

Maldini e do edhe një vit tjetër në huazim dhe shpreson të marrë “ok”-in nga presidenti Florentino Perez. AS shkruan se nënkampionët e Italisë janë të interesuar edhe për lojtarë të tjetër të Realit.

Emrat që pëlqehen janë Luka Jovic, Mariano Diaz, Alvaro Odriozola dhe Dani Ceballos. Këta lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e Carlo Ancelottit dhe Milani po tenton të përfitojë. /abcnews.al

Read Previous

Prishtinë, ​arrestohet një grua nën ndikimin e alkoolit keqtrajtoi fëmijët e saj

Read Next

​Shpallen rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta