Jasharaj: Takimi me Qeverinë ishte përmbajtësor, por nuk ka marrëveshje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti, tha se bisedimet kanë qenë përmbajtjesore, por nuk është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

Në një deklarim për media, Jasharaj bëri të ditur se në këtë takim kanë paraqitur kërkesat e grevistëve, të cilat tha se janë legjitime, ndërsa në anën tjetër krerët e Qeverisë kanë folur për angazhimet e tyre për t’i plotësuar ato kërkesa.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur. Takimi ishte i gjatë, të dy palët i dhanë idetë e tyre. Ne ia rikujtuam kryeministrit kërkesat tona legjitime. Ata na treguan prapë për angazhimet që i kanë bërë, Takimi ishte përmbajtjesor, por pa rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Read Previous

Ministria e Tregtisë publikon çmimorën e naftës, benzinës dhe gazit për 24 orët e fundit

Read Next

Kurti, Nagavci dhe Murati mbajnë konferencë për media