KB “Vëllaznimi” ka siguruar një përforcim të ri për sezonin e ardhshëm, duke nënshkruar me amerikanin Jarius Hicklen.
Ai është një organizator loje me një gjatësi prej 1.90 cm, i cili vjen nga basketbolli amerikan i kolegjeve, ku ka qenë pjesë e “Oklahoma State Cowboys” në konferencën e njohur BIG-12. Përveç kësaj, Hicklen ka pasur dy sezone të suksesshme me “North Florida Ospreys,” ku ka regjistruar një mesatare prej 12.5 pikëve dhe 3.2 asistimeve për ndeshje.
Hicklen pritet të jetë një aset i rëndësishëm për skuadrën, por transferimet mund të mos ndalen këtu, pasi priten edhe përforcime të tjera në ditët në vijim, me synimin për të arritur objektivat e vendosura për këtë sezon. /tvsyrivision/