Ja përse ekziston ajo vrime e vogel nën hundën tone

Përse ekziston ajo vrimë e vogël nën hundë? Ka kohë që kjo pyetje i mundon biologët.
Quhet filtrum dhe është universale për fytyrat njerëzore si hunda apo sytë.

Sipas të dhënave që i kemi në dispozicion, kjo ka të bëjë me mënyrën me të cilën fytyra e njeriut formohet gjatë zhvillimit.

Filtrum tregon vendin ku pjesët e ndryshme të fytyrës bashkohen në një. “Në këtë vend, bashkimi i elementeve kryesore të fytyrës njerëzore më në fund formohet”, shpjegon Dr. Michael Mosley në një video-program të BBC-së Wildlife “Inside the Human Body”.

Tri pjesët kryesore takohen në buzën e sipërme, duke formuar zgavrën e cila quhet filtrum.”

Zhvillimi i fytyrës ndodh në mes të muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë, dhe në qoftë se fytyra nuk formohet gjatë kësaj periudhe, për shkak të arsyeve gjenetike apo arsyeve të tjera, atëherë kjo nuk do të ndodhë më kurrë./Botalive

Read Previous

Apple ka gati projektin, zyrat e saj do të furnizohen me energji diellore

Read Next

Shtimi i selenit në dietën tuaj ju mbron nga mbipesha, mund ta gjeni në këto 5 ushqime