Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Lidhur me këtë ne kemi pyetur qytetarët e komunës së Gjakovës se a ka ndikuar pozitivisht apo negativisht ky ndërrim.
Disa nga ta thonë se nuk bënë fare ndryshim dhe nuk u pengon ndërrimi i orës verore me atë dimërore.
Më 2019, Komiteti për Transport i Europës votoi për t’i dhënë fund këtij ndryshimi në Bashkimin Europian dhe ndryshimet priteshin të futen në fuqi këtë vit por, anëtarët e BE-së ende nuk kanë rënë dakord për këtë plan.