Itali: 19-vjeçari shqiptar mbytet në det

E diela shënoi një ngjarje tragjike në Itali.

Një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit.

Shqiptari raportohet se kishte shkuar për pushime në Salento, shkruajnë mediat italiane.

Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Sipas mediave italiane. ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare.

/KlanKosova/

Read Previous

Sot shtatë vite më parë, Majlinda Kelmendi shkroi historinë në Lojërat Olimpike

Read Next

Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë – Gërxhaliu: Po eksperimentohet, dëmtohet buxheti i komunave