Sot shtatë vite më parë, Majlinda Kelmendi shkroi historinë në Lojërat Olimpike

Më 7 gusht të vitit 2016, Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë kosovare që fitonte një medalje në Lojërat Olimpike kur e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janeiro.

Para shtatë vitesh, Kosova mori pjesë për herë të parë në një eveniment olimpik dhe këto ishin Lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro të Brazilit.

Majlinda ishte bartësja e flamurit të shtetit të saj gjatë Paradës së Kombeve në ceremoninë hapëse dhe në vijim të garave e shkroi historinë.

Në finalen e atëhershme, xhudistja nga Kosova triumfoi përballë italianes Odette Giuffrida, ndërsa për të arritur deri në finale, ajo nënshtro kundërshtare, si Evelyne Tschopp, Christianne Legentil Misato Nakamura.

Dhe natyrisht që pas suksesit madhështor, krenaria e sportit shqiptar nuk kishte arritur t’i mbante lotët. Ajo i prit si një heroinë në vendin e saj, derisa të gjithë mediat e mëdha botërore raportuan për arritjen e Kosovës.

/Telegrafi/

Read Previous

​Neonatologjia kalon përkohësisht sfidën me mungesën e Surfaktantit, siguron 50 ampula

Read Next

Itali: 19-vjeçari shqiptar mbytet në det