IPK arreston një zyrtar policor

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Në njoftimin për media thuhet se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thotë me tej IPK.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në komunikatë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Shkarkimi nga Arabia Saudite, Mancini: Këtu ka mungesë eksperience për futbollin e nivelit të lartë

Read Next

Të paktën 38 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis