Institucionet duhet të bashkëpunojnë me mediat thotë gazetarja Ardiana Thaqi

Pandemia e koronavirusit të ri por edhe rritja e rasteve të reja të pengimit të ndryshëm ndaj punës së gazetarëve janë dy nga problemet e vitit të fundit të të bërit gazetari në Kosovë. Kështu kanë thënë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ndërsa gazetarja Ardiana Thaqi në një prononcim për televizionin Syri në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit thotë se gjërat kanë ndryshuar për të mirë dhe ka liri më të madhe të të bërit gazetari.

Tutje Thaqi shton se fatkeqesisht ka edhe gazetare të cilët zgjedhin të blejnë heshtjen duke mos raportuar si duhet.

Ndërsa sa i përket linqimeve psiqike që ju bëhen gazetarëve në Kosovë, Thaqi tha se fushatat e egra nuk i bëjnë mirë fjalës së lirë.

Në rrugëtimin tim kam parë gra që për asnjë kompromis nuk kanë ndryshuar parimet e një gazetarie të mirëfilltë dhe të suksesshme.

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, e ka renditur Kosovën sivjet në në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.Për tu ngritur nga kjo pozitë Thaqi konsideron se nevoitet edhe një reformim mediatik si dhe akterët institucionalë të jenë më të qasshëm ndaj këkesave të gazetarëve.

Read Previous

Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve

Read Next

Me 5 maj nis testimi i nxënësve në testin PISA