Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga qershori i vitit të kaluar është rritur 14.1 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).
ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit (IHÇK) për muajin qershor 2022 është rritur 1.4 për qind,shkruan Telegrafi.
Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, qershor 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat ushqimore 53.8 për qind, ndjekur nga karburantet me 39.3 për qind dhe buka me 27.7 për qind.
“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 1.4 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.1 për qind, mishi me 1.4 për qind, pemët me 3 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata e ëmbëlsirat me 2.2 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 2.3 për qind, pijet alkoolike me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 60 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.8 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 15.4 për qind, shërbimet për transport me 5.9 për qind, pushime të organizuara me 4.1 për qind, shërbimet hoteliere me 2.3 për qind, kujdesi personal me 1.5 për qind si dhe disa nëngrupe tjera me një ndikim të vogël, e që të gjitha patën një ndikim të përbashkët prej 1.9 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.
Në anën tjetër, rënie e çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët me 1.6 për qind, perimet me 10.9 për qind, energjia elektrike me 0.7 për qind (për shkak të rënies së konsumit të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022) me një ndikim prej 0.5 për qind në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.1 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me vitin e kaluar.
“Buka dhe drithërat (27,7%), mishi (19,6%), qumështi, djathi dhe vezët (22,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%), perimet (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%), kafja, çaji dhe kakao (17,9%) uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,2%), pijet alkoolike (7,0%), duhani (4,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (11,0%), gazi (39,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5,7%) pajisje shtëpiake (8,9%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht(12,1%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (9,5%), produktet farmaceutike (4,0%), blerja e automjeteve (6,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6,7%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%), shërbimet për transport (18,9%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (5,4%), shërbimet hoteliere (12,6%), kujdesi personal (6,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14,3 për qind në IHÇK”, vijon ASK.
Kurse, ndërsa rënie e çmimeve vërehet te pemët (-8,4%), energjia elektrike (-0,9%) ((për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin qershor 2021)) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK.
/Telegrafi/