Identifikohet vozitësi i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk iu ndal as Policisë

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një vozitës i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk i është ndalë as Policisë.

Rasti ka ndodhur më 6 prill në Gjilan.

“Njësiti patrullues në Gjilan më 06.04.2024 rreth orës 20:00  ne rrugën e ‘Gjinolleve’ ka vërejtur një Automjet Golf duke vozitur me shpejtësi të vrullshme, të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, sipas njoftimit pas veprimeve operative është arrit që të identifikohet vozitësi shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje: Mosrespektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative veç e veç.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. /Telegrafi/

Read Previous

Blinken: SHBA nuk është informuar nga Izraeli për datë të ofensivës në qytetin e Rafah

Read Next

Ansu Fati po rikthehet në La Liga, por jo tek Barcelona