Blinken: SHBA nuk është informuar nga Izraeli për datë të ofensivës në qytetin e Rafah

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur se Izraeli nuk ka informuar aleatët e ngushtë për çfarëdo date për ofensivën e madhe në qytetin Rafah në jug të Gazas.

Izraeli ka paralajmëruar prej javësh se do të nisë pushtimin e Rafah, vend ky për të cilin thotë se është ‘strehë” për militantët e Hamasit.

Por edhe aleatët më të ngushtë të Izraelit, përfshirë Shtetet e Bashkuara janë kundër ofensivës dhe kanë paralajmëruar se një veprim i tillë do të shkaktonte dëme të mëdha te civilët.

Blinken tha se zyrtarët amerikanë dhe ata izraelitë janë në kontakt të ngushtë, duke bërë gjithçka “që çfarëdo lloj operacioni i madh ushtarak të mos i dëmtojë civilët”. /abcnews.al

Read Previous

NJË JETË NË NJË ORË: Elida Shasivari

Read Next

Identifikohet vozitësi i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk iu ndal as Policisë