Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dje 4 automjete në Leposaviq, të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.
“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar PK.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rastet ndodhen në procedurë hetimore. /RTK/