Një grua indiane që theu rekordin botëror për flokët më të gjata, preu ato për herë të parë që nga mosha gjashtëvjeçare dhe i dhuroi në një muze.
Nilanshi Patel, 18 vjeç, nga Modasa, Gujarat, vendosi së pari rekordin Guinness për flokët më të gjatë tek një adoleshente kur ajo ishte 16 vjeç dhe ato ishin 5 metra.
Flokët e Patel u matën vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 18-të dhe ajo theu rekordin për herë të dytë me flokë me gjatësi 6 metra.
“Flokët e mi më dhanë shumë – për shkak të flokëve të mi unë jam njohur si ‘Rapunzel i jetës reale’, u tha Patel zyrtarëve të Guinness.
Patel tha se kishte menduar të dhuronte flokët e saj për të bërë paruke për fëmijët me kancer, por nëna e saj e bindi atë që duhej frymëzuar të tjerët. Nëna e saj, Kaminiben Patel, tha se do të dhuronte flokët e saj në programin e parukave të kancerit nëse vajza e saj i dërgonte ato për shfaqjen e muzeut. /Klan Kosova/