Kryeqyteti estonez mbyll rrugën në mënyrë që bretkosat të shumohen

Një rrugë e ngjeshur në kryeqytetin Estonez, Tallin, është mbyllur për netët e prillit për t’ua mundësuar mijëra bretkosave që të udhëtojnë të sigurt nga veturat për në vendet e tyre të shumimit.

Vullnetarët zakonisht ndihmojnë në bartjen e bretkosave nëpër rrugë në pranverë dhe thonë se ata kanë shpëtuar 97 mijë prej tyre në vitet e mëparshme, duke përfshirë dymijë në vitin e kaluar në rrugën e Talinit.

Por, me pandeminë e koronavirusit, që e bën të pamundur një ndihmë të tillë këtë vit, mbyllja e rrugëve është i vetmi litar shpëtimi për amfibët.

“Bretkosat ishin këtu para ndërtimit të rrugës. Tani pellgjet ku ata shumohen janë në njërën anë të rrugës dhe vendi i tyre i dimërimit është në anën tjetër. Kështu që ata janë të detyruar të kalojnë”, tha Kristel Saarm, një vullnetar i Fondit Kombëtar Estonez.

Ndërsa sipërfaqja e ngrohtë e rrugës i bën amfibët të përgjumur dhe të ngadaltë, deri në 300 prej tyre mund të bllokohen në të njëjtën kohë, duke i lënë të prekshëm ndaj veturave.

Tallinn po konsideron ndërtimin e një tuneli nën rrugë që bretkosat të kalojnë ose të sigurojnë një pellg në anën ku dimërojnë. /KlanKosova/

Read Previous

I pren flokët pas 12 vjetësh, i dhuron në muze (VIDEO)

Read Next

Ardit Nreca shfaq talentin në vallëzim përmes tik-tok