Hysri Selimi dyshohet se ishte në shërbim të BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas të përgjimeve të publikuara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s.

Këto biseda dëshmojnë një bashkëpunim të strukturuar. Në përgjime përmendet edhe emri i të dënuarit për terrorizëm, Zekrija Qazimi. Bisedat flasin për fuqizimin e grupit të tij.

Një fragment i publikuar tregon interesimin e drejtpërdrejtë të BIA-s për gjendjen e Selimit kur ky ndodhej në burg në Siri.

Biseda:

Oficeri i BIA-s: Zoti iu ka ruajtë vëlla… Unë vëlla e kam pasur një… si të them…

Selimi: Një përshtypje.

Oficeri i BIA-s: Përshtypje, një ndjenjë kam pasur se do të ktheni. Dhe se gjithçka do të jetë ashtu disk duhet. Pasha jetën.

Selimi: Po them sinqerisht… aq shumë herë e kam dashur këtë.

Oficeri i BIA-s: Unë i kam dërguar, oficerin tonë (të BIA-s)… ambasadorin tonë në Siri. I kam dërguar që të interesosh për ty, a po kupton?

Selimi: E çka tha?

Oficeri i BIA-s: Po ai tha se je gjallë.

Selimi: Po, ai ka informacione…

Oficeri i BIA-s: Po si nuk ka informacione vëlla… e kam ditur që je gjallë dhe që je ne burg. Por, nuk kam ditur shumë detaje./reporteri/

Read Previous

Shkallëzohet konflikti Indi–Pakistan

Read Next

Torres: Dezinformimi nga Rusia dhe Kina ka synim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor