Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është e mundur të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi. Ai thotë se synimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë, por vlerëson se aktualisht kjo nuk është e mundur.
“Për fat të keq kjo nuk është e mundur aktualisht, por sfidat e sotme mund të tejkalohen. Nëse e sheh këtë marrëveshje, këtë punë si hap i përkohshëm drejt asaj…atëherë ka mundësi reale”, i ka thënë Hovenier gazetarit Tim Judah, i cili mbulon Ballkanin për “The Economist” dhe është autor i disa librave për Kosovën dhe rajonin.
Judah në një shkrim të gjërë të publikuar me titullin “A do të përfundonjë ndonjëherë lufta e Kosovës?” ka intervistuar disa figura, mes tyre politikanë, e po ashtu aktivistë.
Judah ka treguar se derisa Hovenier është shprehur më optimist për marrëveshje, i tillë nuk është treguar edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
“Tensionet kurrë nuk kanë qenë më të larta në 20 vjetët e fundit; mosbesimi kurrë nuk ka qenë më i thellë”, ka thënë Lajçak./Koha.net/