Hiqet bllokada në Jarinje, qarkullimi vijon pa probleme

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Kështu tha zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani.

Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura. /Klankosova.tv/

Read Previous

Irani furnizon me raketa balistike Rusinë

Read Next

Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar shkojnë drejt Shkodrës