Grupi libanez ka pretenduar se ka goditur vendndodhjen ushtarake izraelite Biyadh Blida pranë kufirit Liban-Izrael me një raketë Burkhan.
Grupi tha në një deklaratë në Telegram se sulmi ndodhi në orën 13:35, pa dhënë detaje mbi rezultatet.
Hezbollahu njoftoi vdekjen e dy prej anëtarëve të tij – Abbas Melhem dhe Muhammad Qaddouh – në sulmet izraelite në Libanin jugor./aljazeera/