Haxhiu dhe Sveçla takohen me komisionerin për Drejtësi të BE-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takuan sot Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Europian, Dider Reynders.

Siç thuhet në kumtesë, në takim është diskutuar për prioritetet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit si dhe reformat në drejtësi dhe siguri, me theks të veçantë Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe në nivelet e larta të policisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimin e integritetit dhe profesionalizmit, njofton Klan Kosova.

Komisioneri Reynders u njoftua po ashtu për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor dhe si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtarë.

Të dy ministrat diskutuan për progresin e arritur në Kosovë.

Në anën tjetër Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës derisa theksoi për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.

Read Previous

Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Greqi

Read Next

​Biden prezanton strategjinë e re kundër koronavirusit