Hasani: Dialogu Kosovë-Serbi i hap mundësi Prishtinës për të avancuar drejt integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në konferencën e fundvitit me mediet sot në Tiranë, u shpreh se “avancimi i dialogut me Beogradin është mundësi që Prishtina të avancojë drejt integrimit në BE”.

“Sa i takon vijimit të logjikës së punës, në dialogun Prishtinë – Beograd, ne e kuptojmë që dialogu në momente të caktuara mbetet në akuza të ndërsjella, pa rezultat, dhe propozimi i kryeministrit është i qartë, është realist dhe i hap mundësinë Prishtinës që të avancojë drejt integrimit në BE: Të diskutojë, të debatojë dhe të përmbushë detyrimet me BE-së”, tha ai.

Hasani vuri në dukje se, “kjo logjikë dhe mundësi u tha hapur në Kuvendin e Kosovës, e cila është diskutuar edhe me partnerët, dhe ne shpresojmë që do të dalin nga faza elektorale për përfitime të vogla për zgjedhjet në fund të shkurtit dhe ta shohim Kosovën, si një shtet sovran, pjesë e familjes së madhe të BE”, u shpreh Hasani. /ATSH/

Read Previous

Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan parlamentin dhe cakton datën e zgjedhjeve

Read Next

Man United, Amorim: Nuk e di sa kohë do të zgjasë kjo vuajtje