Haradinaj takon deputetët austriak: Austria ka luajtur rol të rëndësishëm në fazat më kryesore për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar edhe për zhvillimet në veri të vendit.

“Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën.

“Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka përfunduar Haradinaj. /EO

Read Previous

Gjermania shënon rritjen më të madhe të popullsisë në 30 vitet e fundit

Read Next

Kryesuesi i OSBE-së kërkon lirimin e policëve të Kosovës: Urgjente të shtensionohet situata në veri