Organizata joqeveritare “Democracy Plus” ditë më parë ka publikuar një hulumtim të bashkangjitur dhe një intografik ku është cituar që Komuna e Gjakovës ka lejuar kurdisjen e tenderëve.Në postimin e plotë të kësaj organizate në rrjetin social në facebook thuhet se:
Komuna e Gjakovës në tenderin për Ndërtimin dhe sanimin e rrugëve me kubëza betoni fillimisht shpalli fitues grupin e kompanive Udha SHPK & Fidani-Beton SHPK me çmim 575,474.55 euro. Para nënshkrimit të kontratës, konsorciumi është ftuar që të dorëzojë dëshmi se nuk është në vonesë të pagesës së taksave, nuk është në vonesë në pagesë të tatimit në pronë, nuk ka qenë i falimentuar dhe të dorëzojë sigurimin e tenderit në formën origjinale. Konsorciumi ka dështuar të dorëzojë këto dëshmi në afatin e dhënë nga komuna. Sipas Ligjit për Prokurim Publik, nëse kompania e rekomanduar për kontratë nuk plotëson kërkesat më lartë, vazhdohet me kompaninë e dytë që është e përgjegjshme.
Kompania e dytë në këtë tender është NTP Fidani-L. Kjo kompani fitoi kontratën me çmim 626,653.15 euro. Sipas organizatës Demokracia Plus thuhet se dallimi në çmim është 51,178.60 euro. Mirëpo, të dy kompanitë sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrim të Biznesit në Kosovë kanë adresë të njëjtë. Kontratat e punëtorëve për dy kompanitë janë nënshkruar nga Durim Beqiraj në cilësinë e Menaxherit. Sipas hulumtimit që është bërë vërehet se ka të bëjë me kompani të njëjtë dhe se tenderi ka qenë i kurdisur që të fitojë kompania e njëjtë, por me ofertë për mbi 50,000 euro më të shtrenjtë, thuhet në postimin e demokracia plus. Lidhur me këtë qështje ne i jemi drejtuar komunës së Gjakovës për të vërtetuar se a është i vërtetë hulumtimi në fjalë.Përmes telefonit shefi i zyrës së prokurimit Faton Gutaj ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.
Sipas tij njëri operator ka qenë konzercium I Shqipërisë dhe për arsye pandemike ku në atë kohë ihste edhe kufiri I mbyllur nuk ka mundur të I përgjigjet zyres së prokurimit, pra nuk ka mundur që ti sjellë dokumentet e kërkuara sipas kritereve. Dhe si i tillë nuk I ka plotësuar kërkesat e Autoritetit Kontraktues dhe Zyres se prokurimit. Në këtë mënyrë ky tender është audituar nga auditorët si ai I brendshëm ashtu edhe auditori i jashtëm dhe pas gjithë analizës që auditorët e kanë bërë është vlerësuar se gjithqka ka qenë në rregull dhe që komuna e Gjakovës sipas ligjit të prokurimit.