Çmimet e pemëve dhe perimeve kanë shënuar rritje

Çmimet e pemëve dhe perimeve kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Arsyeja sipas tregtarëve është pandemia dhe mos punimi i tokave për të kultivuar produkte ushqimore. Sipas Shkelqim Krasniqit i cili është tregtar tash e sa vite mësojmë se produktet janë cilësore dhe çmimet janë të përballueshme.

Ndërsa Mustafa Rexha i cili poashtu është tregtar u shpreh se çmimet e produkteve të shitjes kanë shënuar rritje dhe janë të larta për konsumatorët duke shpresuar që të ketë ndonjë ndryshim në këtë drejtim  dhe çmimet të jenë të përballueshme për të gjithë.

Qytetarë që nuk deshen të prononcohen para kamerës se TV Syrit, ishin të shqetesuar për rritjen e çmimeve ku theksuan se janë të pa përballushme për popullin që shumica janë të papunë.

Read Previous

Shkollat do të fillojnë mësimin nga e hëna

Read Next

Gutaj: Lajmi nga Demokracy Plus për kurdisjen e tenderëve nuk është i vërtetë