Gripin e aktivizon stresi

Gripi njihet si infeksion virusal i lëkurës, e kur të jetë zhvilluar një herë, mund të shfaqet disa herë në jetë.

“Herpes simpleks”, në rastet më të shpeshta shkaktohet apo nxitet nga stresi, është shumë ngjitës dhe transmetohet përmes pështymës. Në organizëm e kanë rreth 90 për qind të popullatës.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm që e kanë, sepse simptomat e sëmundjes nuk janë zhvilluar. Pas infeksionit primar, 60 për qind e njerëzve janë mbajtës të përhershëm të viruseve në formën e “virusit të vjetër”.

Vetëm atëherë kur sistemi imun të bie ndjeshëm, sëmundja zhvillohet në formë të gripit.

Sipas mjekëve, deri te infeksioni primar me virus në raste më të shpejta vjen në moshën e hershme, midis moshës një dhe pesë vjeçe. Bartet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personin e sëmurë përmes lëkurës, mukozës apo sekretimit. Virusi në organizëm depërton përmes të çarave në trup apo plagëve në lëkurën përreth gojës. Terapia varet nga faza e sëmundjes, pasqyrës klinike, kohëzgjatjes së sëmundjes dhe moshës së pacientit.

Ekzistojnë dy forma të infeksionit: tipi 1, i cili në rastet më të shpeshta shfaqet në fytyrë (në gojë) dhe nën bel, dhe tipi 2, që më së shpeshtë i shfaqet në organet gjenitale./Botasot

Read Previous

​Hoxhaj: Kurti po flet për mot të mirë në Shqipëri, por në Kosovë errët nga mungesa e vaksinave dhe vdekjet e shumta

Read Next

Pse nuk është ide e mirë të shkoni në palestër këtë periudhë pandemike