Pesë shqiptarë raportohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Edessa, në kilometrin e 87-të të rrugës Follorinë – Selanik.
Sipas mediave greke, një veturë është përplasur drejtpërdrejtë me një kamion, ku kanë humbur jetën të pesë personat që gjendeshin në veturë.
Për nxjerrjen e viktimave është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
I lënduar ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili është dërguar nëspital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Mediat greke raportojnë se ende nuk dihet identiteti i pesë shqiptarëve të vdekur.
Ajo çka dihet deri më tani është se vetura në të cilën ndodheshin, është me targa shqiptare.
Hetimet po vazhdojnë në zbardhjen e këtij rasti tragjik.
/klankosova/