Granit Xhaka ka gjetur golin në derbin e Londrës ndaj Tottenham Hotspur.
Mesfushori nga Kosova është duke zhvilluar një ndeshje të madhe në derbin lokal dhe ka gjetur edhe golin.
Ishte minuta e 67-të e ndeshjes kur Xhaka pranoi një top nga Martinelli dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 3-1.
Për Xhakën ky ishte goli i dytë në këtë kampionat, teksa ka edhe tre asistime. /Telegrafi/