Arsenali i pandalshëm, mposht Tottenhamin në derbin e Londrës

Arsenali ka vazhduar shkëlqimin në Ligën Premier, shkëlqim që e bën edhe në derbin e madh të Londrës duke mposhtur Tottenhamin me rezultat 3-1.

Ka qenë një ndeshje fantastike nga vendasit të cilët me plot meritë triumfuan në derbin londinez.

Ishte minuta e 20-të e ndeshjes kur Ben White asistoi për mrekulli te Thomas Partey i cili realizoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Arsenalit 1-0.

Por gëzimi i vendasve zgjati vetëm 11 minuta, kur Harry Kane barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Topçinjtë e nisën për mrekulli edhe pjesën e dytë kur në minutën e 49-të ishte sulmuesi Gabriel Jesus që realizoi për 2-1.

Kur kaluan një orë lojë, Spurs mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi Emerson Royal u ndëshkua me karton të kuq.

Vetëm pesë minuta pas epërsisë numërike në fushë, Arsenali gjeti edhe golin  e tretë.

Sulmuesi brazilian Martinelli e shërbeu për mrekulli Granit Xhakën i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 3-1.

Deri në fund të ndeshjes vendasit patën edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti 3-1 dhe Topçinjtë fituan një tjetër derbi ndaj rivalit lokal Spurs.

Arsenali vazhdon të mbetet lider në Ligën premier me 21 pikë, derisa Spurs mbetën në pozitën e tretë në tabelë me 17 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Arsenali e zhvillon përsëri në shtëpi ku përballet me Liverpoolin, derisa Tottenham luan në udhëtim te Brighton. /Telegrafi/

Read Previous

Granit Xhaka realizon gol fantastik në derbin e Londrës

Read Next

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që sulmoi Mrika Nikqin