Granatë dore e pashpërthyer gjendet afër shkollës në Kaçanik

Një mjet shpërthyes i rrezikshëm është zbuluar të enjten në mbrëmje në fshatin Bob të komunës së Kaçanikut, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve dhe nxënësve të shkollës së afërt.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 29 maj 2025, rreth orës 19:00, një i mitur 10-vjeçar, D.D., ka telefonuar Policinë përmes linjës 192, duke raportuar për një granatë dore të dyshuar, e gjetur në një shtëpi të braktisurafër shkollës profesionale “Feriz Guri”.

Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe eliminimin e çdo rreziku.

Në orët e para të mëngjesit të datës 30 maj, rreth orës 01:00, në vendngjarje ka arritur njësia e deminimit e FSK-së, e cila ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit shpërthyes, pa pasoja të tjera.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Më 2 qershor, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet ta dorëzojë mocionin

Read Next

Sveçla: Dy vite nga sulmi në Zveçan, bandat janë shpartalluar