Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se pas marrjes së informatave për grabitje njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./Telegrafi/

Read Previous

Shkëlqejnë lojtarët shqiptarë në Europë – Ramadani gjen golin e parë në Seria A, Seferi dhe Shpendi shënojnë sërish

Read Next

Mbi 40 mijë euro dyshohet se u vodhën sot në grabitjen e armatosur në Prishtinë