Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Mbi 40 mijë euro dyshohet se janë grabitur sot në një këmbimore në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Cak i grabitjes dyshohet se ka qenë një nga këmbimore e “ExCoins”, ku persona të armatosur kanë marrë mbi 40 mijë euro.
Policia më herët njoftoi për rastin duke konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./Telegrafi/