Gjykata Speciale s’do të ketë seanca deri më 17 mars

Seancat në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), do të vazhdojnë më 17 mars.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga DhSK-ja, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 123-të, Ismet Tara.

“Dëshmitari i 123-të i Prokurorisë, Ismet Tara, e përfundoi dëshminë e tij pasdite, pas së cilës gjykimi u shty për sot dhe për javën. Dëshmimet e datave 26 dhe 27 shkurt janë anuluar. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 17 mars 2025, në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Tara gjatë dëshmisë së tij në Speciale kishte refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë, për shkak se nuk i ishte prezantuar një dokument i vitit 2019.

Gjyqtari Charles Smith kishte paralajmëruar se nëse komandanti Hoxha vazhdon të sillet në këtë mënyrë, ndaj tij duhet të shqiptohet gjobë.

“Nuk e shohim të nevojshme të vazhdojmë më tej me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës. Do t’ua japim mundësinë që t’i bëni pyetje nëse dëshironi, dhe nëse nuk dëshironi, do ta ndërprejmë seancën dhe do të presim nga prokuroria se çfarë hapash të ndërmarrim”, kishte thënë Smith.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, deri tani në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), janë dëgjuar rreth 105 dëshmitarë.

Katër të akuzuarit e Speciales e kanë mohuar çdo pretendim të Prokurorisë. /Albanianpost.com

Read Previous

Nxorën në shitje mandarinat e kthyera nga Kroacia me pesticide

Read Next

Parandalohen mallra të falsifikuara