Situata në klubin e futbollit Vëllaznimi fatkeqsisht nuk është e mirë financiarisht. Problemet duket të kenë lindur pas tërheqjes së investitorëve. Tashmë dy muaj lojtarët nuk kanë marrë pagat e tyre. Menaxheri i skuadrës, Besnik Gojani thotë se janë duke bërë përpjekje maksimale që me ndihmën e miqve që ka klubi të gjejnë zgjidhje, dhe lojtarët të ndalin bojkotin.
Zgjidhja për këtë situatë ka të bëjë e tëra me financa pasiqë atmosfera në klub ëshë e mirë sipas Gojanit. Ai shton se do ju drejtohen edhe institucioneve për ndihmë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Gojani thotë se do të ketë shumë shpejt një zgjidhje e një ndër përsonat që vazhdimisht ka ndihmuar klubin është ikona e futbollit Lorik Cana i cili po përkujdeset për gjetjen e donatorëve.
Kujtojmë që ndeshjen e fundit Vëllaznimi ka luajtur kundër Trepçës me lojtarët junior, pasi që seniorët kanë refuzuar të zbresin në fushë për shkak të mos kryerjes së obligimeve financiare. Për momentin, kuq e zinjët ndodhe në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 21 pikë të grumbulluara.