Gjuan me armë gjatë ahengut familjar, policia ia sekuestron

Në fshatin Katund i Ri të Pejës është arrestuar një person për shkak se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, njësiti policor nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

Read Previous

Kanos me armë një person për shkak të borxhit, arrestohet

Read Next

Marseille shton përpjekjet e tyre për të nënshkruar Eddie Nketiah