Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen në Gjermani të qindra raketave të gjeneratës së fundit për përdorim në sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.
Si pjesë e marrëveshjes prej 5 miliardë dollarësh që mbulon 600 raketa interceptore të avancuara PAC-3 të prodhuara nga Lockheed Martin, qeveria gjermane do të marrë gjithashtu trajnime dhe pjesë këmbimi, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve të lëshuar të enjten vonë.
Gjermania ka porositur këtë vit tetë sisteme baterish Patriot nga RTX për 2.4 miliardë dollarë.
Si pjesë e paketave të njëpasnjëshme të ndihmës për Ukrainën, qeveria gjermane ka dhuruar tre platforma Patriot së bashku me interceptorët për të rritur mbrojtjen ajrore të vendit.
Berlini u ka bërë gjithashtu thirrje aleatëve që të bëjnë të njëjtën gjë.
“Shitja do të mbështesë qëllimin e Gjermanisë për të përmirësuar mbrojtjen kombëtare dhe territoriale, si dhe ndërveprimin me forcat e SHBA-së dhe NATO-s”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. /Albanianpost.com