Një qytetarë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Deçan, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia thotë se ky rasti është duke u hetuar. /RTK/