Një person është gjetur pa shenja jete në kulmin e shtëpisë së tij në kryeqytet.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/