Gjendet e vdekur një grua, policia po e heton rastin në Pejë

Policia ka theksuar se një grua është gjetur e vdekur në Pejë dhe policia është duke e hetuar rastin. Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të hënën.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./RTK/

Read Previous

Mbi 1 mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Read Next

Çka u tha në takimin e presidentes Osmani me ambasadorët evropianë?