Gjenden mbetje kockore në Shqipëri, dyshohet se i përkasin vendvarrimeve të vjetra

Në fshatin Gllavë e Madhe në Memaliaj janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se i përkasin vendvarrimeve të vjetra.

Mbetjet kockore janë gjetur gjatë punimeve në aksin rrugor “Ballaban-Berat”. Policia njofton se mbetjet dyshohet se iu përkasin qenieve humane, të vendvarrimeve të vjetra të zonës.

“Ditën e djeshme gjatë kryerjes së punimeve në aksin rrugor “Ballaban-Berat”, në lagjen “Coraj”, në fshatin Gllavë e Madhe, janë gjetur mbetje kockore, që dyshohet se iu përkasin qenieve humane, të vendvarrimeve të vjetra të zonës”, njofton policia.

Policia ka referuar materialet për vlerësim në Prokurori.  /ATSH/

Read Previous

Si paralajmërimet e ngadalta, mbrojtja e dobët e lanë Spanjën të ekspozuar ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse

Read Next

Përmbytjet në Sudanin e Jugut prekin 1.4 milionë, zhvendosin 379,000: OKB