Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur në komunën e Gjakovës dhe një në Rahovec.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësiti relevant policor.
“Gjakovë/12.06.2025-11:30. Raportohet se janë gjetur 2120 copë fishekë të kalibrit 7.92x57mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.
“Rahovec/12.06.2025-18:25.Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.