Gjakovë: Therrin me thikë një person, arrestohen dy të tjerë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme bëhet e ditur se janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dy persona.

Të njëjtit kishin therrur me thikë një person.

“Rr. Beqir Kastrati- Gjakovë, 30.04.2021-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë, me ç’ rast viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”./eo/

Read Previous

Shasha: Sa më shpejtë që përfundon dialogu, aq më mirë për Kosovën

Read Next

Njësitet e Doganës konfiskojnë 100 mijë copë cigare në Mitrovicë