Njësitet e Doganës konfiskojnë 100 mijë copë cigare në Mitrovicë

Njësitet e Doganës i kanë konfiskuar 10 paketa me cigare në rajonin e Mitrovicës, respektivisht 100 mijë copë cigare, të cilat ishin të kontrabanduara, këtë të shtune.

Në njoftimin e Doganës thuhet se cigaret janë gjetur në një automjet, i cili fillimisht ishte ndalur për t’u kontrolluar dhe në ishin gjetur cigaret.

“Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës”.

“Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet në njoftim./eo/

Read Previous

Gjakovë: Therrin me thikë një person, arrestohen dy të tjerë

Read Next

FC Liburn shënon fitore në Prishtinë