Gjakovë / Si pasojë e dëmtimit të kabllos së furmizimit me energji elektrike, ndërpritet furnizimi me ngrohje

Sipas një njoftimi të bërë nga Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës, si pasojë e dëmtimit të kabllos që e furnizon Ngrohtoren me energji elektrike, është bërë ndërprerja e furnizimit me ngrohje.

Nga Ngrohtorja gjithashtu kanë bërë të ditur që po punojnë intensivisht për sanimin e këtij problemi, në mënyrë që ngrohja të rikthehet sa më shpejtë.

Postimi i plotë i Ngrohtores :

“Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të ripërsëritur dhe të qëllimshëm të kabllos së furnizimit me energji elektrike pranë rrugës së re transite në Gjakovë që është në ndërtimin e sipër, kemi ndërprerje të furnizimit me ngrohje.

Per këtë rast janë njoftuar dhe organet kompetente, Policia e Kosovës.

Po punojmë intensivisht që sa më shpejtë të riparojmë avarinë dhe të kthehemi operimit.

Jemi falenderues ndaj mirëkuptimit tuaj!

Read Previous

Gjermania uli parashikimin e rritjes ekonomike për këtë vit

Read Next

Barcelona po përgatitet ta transferojë 33-vjeçarin që nuk ka skuadër