Gjakovë, humb jetën 16 vjeçari, bie nga kati i gjashtë

Datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën “Ali Pashë Tepelena”- Gjakovë, viktima e moshës 16 vjeçare së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar,  pa rrethoja te shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në  hapësirën qe ishte e dedikuar për ashensorë. Fillimisht viktima kishte pësuar lëndime te renda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me anë të ndihmës së shpejtë në emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë.

Rastit iu kanë përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrur trupin e pa jetë dhe janë nisur në drejtim të Institutit e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi të hetimeve.

Read Previous

Qindra njerëz të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Gjermani

Read Next

Zbulohet komploti që organizoi Presidenti Putin kundër Donald Trump