Gjatë ditës së djeshme (06.02.2024) u raportua për një rast të dhunës në familje, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy motrat e tij, e më pas vetë është arratisur për në drejtim të panjohur, ku si pasojë e këtij sulmi iktimat kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
E në një deklaratë të dërguar për TV SYRI-n nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, bëhet e ditur se prsoni në fjalë tashmë është arrestuar.
Deklarata e plotë e Policisë :
“Lidhur me rastin, më 06.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”