Gërvalla takohet me Hovenier

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribuues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë./KP/

Read Previous

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës mina kundër këmbësorisë

Read Next

Banania e famshme e ngjitur me shirit shitet për 5.8 milionë euro në ankand arti