Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan do të ishte e mirëpritur nga Rusia

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan, Politico, ka vlerësuar se Rusia po dëshiron të ketë edhe një vatër konflikti në Ballkanin Perëndimor për të shpërqendruar vëmendjen e Perëndimit nga lufta në Ukrainë.

“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”, ka thënë fillimisht ajo.

Për kryediplomaten fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet për një kohë të gjatë edhe në “Ballkanin e trazuar”.

Kosova, sipas Gërvallës, në veçanti është një objektiv tërheqës për Putinin, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.

“Putini flet çdo javë për Kosovën. Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është një histori suksesi e Perëndimit, një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një histori suksesi e NATO-s, një histori suksesi i vendeve perëndimore të Evropës”, ka shtuar ajo. /Albanianpost.com

Read Previous

Bernardin Jakaj të shtunën në Vjenë do të ndeshet me Constantino Nanga, pret fitore

Read Next

Vazhdon qarkullimi i parave false në Kosovë