Gërvalla mirëpret zgjedhjen e Ruttes në krye të NATO-s

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka uruar kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte, i cili nga tetori i këtij viti do të marrë drejtimin e NATO-s.

Gërvalla ndërsa ka përshëndetur Rutten për pozitën e re, ka potencuar se mezi pret të punojë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike dhe për arritjen e paqes së qëndrueshme

“Përvoja dhe njohurit tuaja do ta forcojnë Aleancën”, ka shkruar Gërvalla në platformën sociale, X.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Rutten për pozitën e re duke vlerësuar lidershipin e Ruttes, derisa theksoi se Kosova është e përkushtuar të anëtarësohet në aleancën ushtarake për paqe të qëndrueshme.

“Përgjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë”, shkroi ajo në X. /Albanianpost.com

Read Previous

Për një muaj diaspora solli rreth 120 milionë euro në Kosovë

Read Next

BE-ja e ndryshon orarin e takimeve mes Kurtit e Vuçiqit